fbpx

Shqipëria i ulet në gjunjë Holandës, kërkon hapjen e negociatave

border.jpg

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndodhet në Hagë, Holandë, për të zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të parlamentit vendas. Në këtë vizitë treditore, kryeparlamentari Ruçi shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla dhe deputetja demokrate Rudina Hajdari.

Vizita zhvillohet pak ditë para publikimit të raportit të progresit të Komisionit Europian ku pritet rekomandimi pa kushte për çeljen e negociatave me Shqipërinë, nisur edhe nga fakti se zyrtarë të lartë të KE e kanë bërë të qartë se Tirana zyrtare i ka bërë detyrat e shtëpisë.

Ruçi dhe Balla mësohet se do bëjnë të ditur gjatë takimeve reformat e kryera nga qeveria shqiptare dhe të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Qëllimi është bindja e parlamentarëve hollandezë se Shqipëria meriton mbështetjen për nisjen e bisedime dhe për anëtarësim. Një tjetër temë diskutimi ka të bëjë edhe me masat e marra nga shteti shqiptar kundër fenomenit të azilkërkimit.

Kujtojmë se më 16 prill Parlamenti holandez votoi për pezullimin e rikthimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur.

Vizita e kreut të Kuvendit Ruçi fillojnë me një takim informativ me ish-ambasadorin holandez të OSBE në Tiranë, Robert Bosch, i cili ka qenë një zë kundër vendimit të Parlamentit të tij, për pezullimin e regjimit të lëvizjes pa viza për shqiptarët, duke thënë se shqiptarët nuk janë të gjithë kriminelë e nuk mund të futen të gjithë në një thes.Mëngjesin e së martës, Ruçi dhe Balla do takohet me Kryetaren e Dhomës së Dytë të Parlamentit holandez, znj. Kadija Arib. Ndërkohë që pasditen e së martës, Ruçi dhe delegacioni që e shoqëron, do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Komisionin e Çështjeve evropiane, komision i cili do të përcaktojë vendimin e Holandës ndaj Shqipërisë.

Të mërkurën, ditën e fundit të vizitës, kryetari i Kuvendit do takohet me Kryetaren e Senatit Holandës, znj.Ankie Brokers – Knol dhe me Senatorë holandezë.

Pavarësisht përpjekjeve të Shqipërisë, sikundër paralajmëruan deputetët holandezë që vizituan pak ditë më patë Tiranën, Holanda nuk do ta thotë fjalën e saj të fundit përpara se të dalë Raporti i Komisionit Evropian në 29 maj dhe vendimin përfundimtar do ta shohim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të vendet të BE-së në 19 qershor.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303