TË FUNDIT

Shqiptarët nuk i njohin ligjvënësit, 86% ndihen të papërfaqësuar

“Në Shqipëri merren me politikë llumi i shoqërisë. Shumica prej tyre nuk e dinë kuptimin e fjalës politikë ose e ngatërrojnë me pazar dhe “tregti” – “Uroj të ndryshojë situata se na mori lumi” – “Zoti mos i dhëntë as hasmit parlament si ky”- këto janë disa nga shprehet e qytetarëve për vlerësimin që kanë ndaj parlamentit dhe ligjvënësve.

Instituti i Studimeve Politik publikoi raportin e anketimit të bërë mbi perceptimin e shoqërisë ndaj parlamentit dhe deputetëve kur rezultati i anketës nuk solli asnjë habi, besimi i qytetarëve tek politika është shumë i ulët. Qytetarët u pyetën për disa çështje, për nivelin kulturor dhe intelektual të deputetëve, nëse ndihen të përfaqësuar por edhe nëse i njohin deputetët e zonës së tyre.

Përgjigja për pyetjen e tretë tregon edhe nivelin e përfaqësimit të qytetarëve në politikë. Konkretisht nga të dhënat e marra prej qytetarëve, 59% e tyre nuk kanë një ide të qartë për deputetin, i cili mbulon zonën e tyre të banimit, ndërsa 2% nuk janë në gjendje të japin një opinion konfirmues ose refuzues. Për rrethojë, edhe përgjigjet e pyetjes nëse ndihen të përfaqësuar rezultuan sërish negative. Konkretisht, vetëm 14% e qytetarëve të pyetur u përgjigjën se ndjehen të përfaqësuar. Në total 86% ndjehen të papërfaqësuar.

Edhe vlerësimi për nivelin kulturor të ligjvënësve ishte negativ. Ajka e përfaqësimi të popullit shqiptar, sipas vetë shqiptarëve të anketua, është nën nivelin kulturor mesatar të popullsisë. Konkretisht shifrat e raportit tregojnë se në total, 82% e qytetarëve vlerësuan se deputetët janë nën nivelin kulturor mesatar të popullsisë i cili është edhe vlerësimi më i lartë kritik i dhënë për deputetët.

Këto perceptime të qytetarëve bëhen publike në një kohë kur forcat politike kanë nisur organizimin për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetët për zgjedhjet e ardhshme por ndryshe nga vitet e shkuara, shqiptarët do të kenë mundësi të votojnë për një pjesë të listës së deputetëve nga ku mund të jepet edhe një përgjigje ndaj perceptimeve të tyre për ligjvënësit./euronews

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat