Shqiptarët ‘nuk vënë mend’, sërish dhunë ndaj mjekëve

Shoqata-780x439-770x433.jpg

Uniformat blu arrestuan në flagrancë një 65-vjeçar pasi ka goditur mjekun e urgjencës në Lezhë për shkak të detyrës.

Në prangat e policisë ra shtetasi me iniciale P.P.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë.

“P.P. rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës,”-raporton policia.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303