fbpx

Shqiptari dhunon dhe grabit dy gra

pranga_policit.jpg

Një 24-vjeçar shqiptar, në bashkëpunim me dy minorenë janë arrestuar për grabitje dhe sulm të dy grave në Perugia.

Mbrëmjen e së martës, një grua telefonoi policinë ku bënte thirrje për ndihmë pasi shtëpia e saj ishte grabitur.

Sipas mediave italiane, kur policia arriti në vendngjarje, gjeti dy gratë në gjendje shoku, me disa shenja në trupat e tyre. Ndonëse ishin në panik, ato dëshmuan për policinë se disa djem që njohën online trokitën në derën e tyre dhe i sulmuan.

Në vetëm pak minuta, ata u larguan me disa qindra euro. Arratisja nuk zgjati pasi policia italiane arriti të kapte dhe arrestonte djemtë, identiteti i të cilëve nuk dihet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303