Shqiptari përplas për vdekje çiklisten italiane

Një aksident fatal ka ndodhur ditën e sotme në Itali, ku serish është përfshirë një shqiptar. Një grua e cila po zhvillonte një tur amatorial çiklistik, është përplasur për vdekje nga një drejtues mjeti me kombësi shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Via Roma, mëngjesin e së enjtes kur gruaja e moshës 54 vjeç, e identifikuar si Onorina Chiurato, humbi jetën pas përplasjes fatale.

Nuk është ende e qartë se çfarë ka ndodhur konkretisht por plagët e marrë nga gruaja ishin të rënda, çka ka qenë e pamundur nga ndihma e parë mjekësore për ta mbajtur në parametra jetësorë.