Shqiptari rrëmben dhe përdhunon gruan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, teksa një shqiptar ka rrëmbyer, dhunuar dhe përdhunuar për tri ditë ish të dashurën e tij, nënë e dy fëmijëve.

Lajmi ka bërë bujë të madhe, ndërsa mediet fqinje kanë publikuar pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, që tregojnë përleshjen mes 30-vjeçarit shqiptar dhe vajzës së përdhunuar.

Sipas italianëve, është arrestuar shqiptari M. M., i cili e kishte rrëmbyer gruan dhe e kishte mbajtur peng në një apartament në Foligno për tri ditë, ndërsa më pas e kishte marrë në makinë për të shkuar në një qendër tregtare.\

2-7-197x300 3-5 dhuna-itali
<
>

Pikërisht në këtë moment, gruaja ka arritur të hapë derën e makinës në pjesën e parkingut dhe ka tentuar të hidhet, duke u përleshur me shqiptarin.

E gjithë ngjarja është filmuar nga kamerat, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë për të kapur 30-vjeçarin shqiptar dhe shpëtuar gruan nga “kthetrat” e tij.