Shqiptarja shkruan romanin kriminalistik

Gerta Miftari është një 14-vjeçare shqiptare, ndryshe nga moshatarët e saj.

Ajo ka shkruar një roman kriminalistik, ku shprehet se i pëlqen të lexojë dhe të shkruajë.

Libri mban titullin “Coldhearted Mafia Boss” (shefi mafioz me zemër të ftohtë) dhe është shkruar në gjuhën angleze.

Momentalisht, libri i adoleshentes gjendjet vetëm në olatforma online, pasi është ende në kërkim të një botuesi.

Romani ka në qendër Clare Dixon, e lindur në Kosovë dhe e rritur në Amerikë me prindër të pasur. Këta duan që, për të ruajtur perandorinë e tyre familjare,  vajzën 20 vjeçe ta martojnë me detyrim me Daemon Thompson-in, pak më i vjetër se ajo. Ky është shef i një firme dhe njëri ndër njerëzit më të pasur në botë. Por Thompson është pjesëtar i mafias dhe përmes tij Clara kupton shumë gjëra për familjen e saj, që janë shokuese për të