Rezultatet e lotarisë amerikane që ishin planifikuar të dilnin në datë 5 maj, tashmë për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 janë shtyrë me një muaj. Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë për në datën 6 qershor përgjigjen e rezultateve nëse jeni përzgjedhur apo jo.
Më herët, Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.

