Shtyhet seanca, Tahiri: Përgjime ordinere, besoj te e vërteta

tahiri.jpg

Është shtyrë sërish seanca nga Gjykata për ish-ministrin Saimir Tahiri.

Bëhet me dije se seanca e radhës do të zhvillohet më 19 shtator.

Pas 7 orësh seancë, Tahiri foli në një deklaratë për media, ku tha se përgjimet janë ordinere.

Më tej, ai tha se në kur ka qenë në Ministri, ai ka luftuar kundër trafiqeve.

“Kam bërë të pamundurën për të luftuar kundër trafiqeve. Do të bëja të njëjtën gjë do bëja sërish po të kthehesha mbrapsht.  Fuqitë nuk do më lënë ti shkoj deri në fund të vërtetës time. Do i shkoj vesh më vesh dhe shtëpi më shtëpi do i bëj. Si mund të luftoja në Lazarat dhe të kultivoja drogë.

Mos harroni kurrë ministrin që isha. E keni harruar duke përmendur emrin trafikant”, tha Tahiri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303