Si është situata me 32 pacientët tek Infektivi? Flet Ogerta Manasterliu

32 janë pacientët me koronavirus të shtruar tek Infektivi dhe se nga këta, 3 janë në një gjendje disi më të rëndë. Deklaratën e ka bërë sot Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila ka nënvizuar se do të sillet tek Spitali Infektiv shumë shpejt një laborator i ri, brenda 2 javësh.

“Ne po përmirësojmë të gjitha kapacitetet. E rëndësishme është që jemi të gjithë të fokusuar për të shërbyer sa më mirë. Mjekët janë në frontin e parë të luftës me këtë armik të padukshëm. Janë 32 pacientë me koronavirus, 3 nga të cilët janë në një gjendje më të vështirë.

Ne kemi dyfishuar respiratorët në infektiv. Kemi dysfishuar kapacitetet në infektiv. Do sjellim laborator të ri për 2 javë në QSUT. Janë siguruar masa edhe për të mbrojtur mjekët. Ne mund t’ia dalim në bashkëpunim me qytetarët. Ne do të ndihmojmë, sidomos moshën e tretë për të marrë veten nga ky virus. Qytetarët janë të ftuar që të mbajnë distancën sociale”, tha Manastirliu në Neës24.