Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë m dije disa detaje që vijnë nga spitalet Covid. Së fundmi, nga Sanatoriumi, ai ka thënë se rreth 60% e urgjencave janë pikërisht nga Tirana.
Më tej, gazetari shton se prej 15 nëntorit, Sanatoriumi është me kapacitet të plotë.
Skëndaj përfundon duke thënë se situata është më e kontrolluar në spitalin Covid1, kjo për faktin se ka më shumë shtretër të lirë se të “Shefqet Ndroqi”
50-60 përqind të urgjencave janë nga Tirana, dhe ato shkarkohen në Sanatorium. Mbi 70-80 % e urgjencave vijë aty. Që prej 15 nëntorit Sanatoriumi është me kapacitet të plotë. Në ditët e fundit kemi parë një normalizim të situatës pak a shumë, ku nuk ka shumë autoambulanca në pritje, pasi është bërë një koordinimin mes Urgjencës Kombëtare dhe spitalit. Ndërkohë, situata paraqitet më nën kontroll në COVID1, pasi ka shtretër më të lirë se sa Sanatorumi.

