Mjeku epidemiolog, Artan Simaku ka folur për situatë nga pandemia së fundmi. Jo vetëm kaq, por ai ka treguar edhe dallimet mes Covid-19 dhe gripit.
Ai ka thënë për Report Tv se dy simptomat kryesore që tregojnë se mund të jeni infektuar me COVID-19 është humbja e shijes dhe vështirësia në frymëmarrje.
“Simptomat fillestare mes gripit dhe COVID-19 janë shumë të ngjashme, por me avancimin e situatës, ku ndryshe nga gripi simptomat zgjasin 7 ditë, të COVID zgjasin më shumë se 7 ditë. Dallimi është humbja e shijes dhe e nuhatjes si edhe bllokimi i frymëmarrjes”, tha Simaku.

