Është pothuajse e pamundur të keni performancë të lartë në punë çdo ditë kur keni mungesë të gjumit dhe cikli juaj 24-orësh është kaotik.
Njëra prej gjërave më të mira që mund të bëni për të kthjelluar mendimet, kreativitetin për zgjidhjen e problemeve dhe qetësinë në fytyrë të stuhive të biznesit, është të flini sa duhet dhe të rregulloni sistemet tuaja ditore.
Këtu janë katër hapa se si të bëni ato rregullime dhe të siguroni një ditë pune me performancë të lartë.
Flini sa duhet
Së pari duhet të keni 7.5 orë gjumë çdo natë. Studimet janë të qarta se njerëzit janë më të shëndetshëm dhe performojnë më të mirën e tyre edhe fizikisht edhe mendërisht kur kanë 5 cikle të plota të gjumit çdo natë. Ciklet e gjumit marrin rreth 90 minuta dhe për këtë arsye kanë nevojë për 7.5 orë.
Bëhuni të qëndrueshëm
Pasi t’i përkushtoheni sasisë së duhur të gjumit, vendosni një ritëm ditor i cili shpenzon energji dhe mbron kohën tuaj të vlefshme të gjumit. Kuptoni faktin se ne jemi bërë të përsërisim sistemet ditore. Vendosja e sistemeve të mira në fillim dhe në fund të ditës ju ndihmon të ndjeheni më mirë dhe të punoni më me zgjuarsi gjatë pjesëve të tjera në mes.
Trupit tuaj i pëlqen qëndrueshmëria. Nëse shkoni për të fjetur dhe të zgjoheni në të njëjtën kohë çdo ditë është një gjë e mirë për trurin dhe trupin tuaj.
Zgjohuni herët
Disa nga performuesit më të mirë në biznes vazhdimisht zgjohen herët. Zgjimi herët ju jep mundësinë të një fillimi të favorshëm. Ju nuk bezdiseni nga e-mailet dhe mesazhet. Bota është e qetë. Ka më pak trafik nëse jeni duke shkuar në palestër. Mund të vraponi në rrugë të zbrazëta. Mund të lexoni një libër në qetësi. Mund të meditoni ose të bëni joga. Vetëm ngrihuni nga shtrati.
Zgjohuni më herët se zakonisht
Pra një mënyrë për të rritur performancën tuaj ditore është të zgjoheni pak më herët se zakonisht. Mund të përfundoni gjërat e rëndësishme në atë kohë dhe asgjë nuk do ju del në rrugë. Krijoni rutinat tuaja të mëngjesit që të zgjoheni herët dhe të përfundoni gjërat më të rëndësishme në fillim.
Kështu që, vendosni që në mëngjes të bëni gjërat e mira për veten tuaj dhe të filloni ditën me energjinë që merrni nga pasionet tuaja.
Qëndroni larg nga ekranet (TV, kompjuteri, telefoni, ndriçimi i cili stimulon trurin tuaj të qëndroni zgjuar) dhe nga gjëra të tjera të cilat kërkojnë shumë energji mendore. Lexoni ndonjë novelë, bëni një dush, dëgjoni muzikë relaksuese.

