fbpx

Si të qëndroni të hidratuar gjatë ditëve të nxehta

Screenshot_4-16.jpg

Shumica prej nesh e di që duhet të bëjmë një përpjekje për të pirë sa më shumë ujë. Jo vetëm që ofron përfitime për lëkurën dhe organet, por konsumi i mjaftueshëm i ujit ndihmon gjithashtu në përqendrim dhe shmangien e dhimbje të kokës dhe plogështisë.Gjatë një vale nxehtësie, është edhe më e rëndësishme të pini ujë. Në mot të nxehtë, djersitemi më shumë, kështu që trupat tanë kanë nevojë për më shumë lëngje për të zëvendësuar atë që kemi humbur.

Pini para se të keni etje

Për të qëndruar të hidratuar, është e rëndësishme të siguroheni që nivelet e ujit vazhdimisht mbushen gjatë gjithë ditës. Në nxehtësinë ekstreme, këto nivele shterohen. Pra, është e rëndësishme të siguroheni që të pini në intervale të rregullta gjatë gjithë ditës.

Jini të vetëdijshëm se sa ujë po konsumoni

Ekspertët thonë se është mirë të jesh i vetëdijshëm sa ujë po konsumoni për t’u siguruar se po merrni sasinë që nevojitet. Mbani një shishe me ujë me vete dhe vendosni qëllim vetes të konsumoni gjatë ditës.

Mbani ujë me vete në çdo kohë

Duhet ta bëni zakon të fusni një shishe uji në çantë sa herë që dilni nga shtëpia, veçanërisht kur është shumë nxehtë. Kjo siguron hidratim të menjëhershëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303