22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Si të zgjohemi pa pirë kafe në mëngjes?

spot_img

Sipas Harper’s Bazar, për ata të cilët nuk janë fansa të kafes dhe nuk e pëlqejnë atë ka disa mënyra mjaft të shëndetshme të cilat mund t’iu zgjojnë në mëngjes.

Më poshtë ju listojmë dy prej tyre:

1.Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë

Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh. Plus, nuk përmban asnjë përbërës artificialë shtesë. Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji. Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen.

Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.

2.Uthulla e mollës

Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të çdo mëngjesi uthullën e mollës, betohen për të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përziej një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa uji. Po ashtu, mund ta bësh atë të ëmbël me pak mjaltë organik ose me shurup të pastër.

Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon tretjen./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat