TË FUNDIT

Ja si u vodh statuja e Marilyn Monroe në Hollivud

Një statujë e Marilyn Monroe është vjedhur nga shëtitorja e famës në Hollivud, duke shkaktuar habi për të gjithë.

Statuja e yllit të ekranit qëndronte mbi bulevardin që kremton arritjet e femrave në filma nga kultura të ndryshme.

 

Dolores Del Rio, Dorothy Dandridge, Mae West, dhe Anna May Wong kanë që të gjitha nga një statujë në këtë strukturë, ndërkohë që ajo e Marlinit qëndronte mbi të tjerat. Vjedhja u raportua mbrëmjen e së hënës, kur një dëshmitar okular pa dikë të kacavirrej dhe të shkëpuste pjesën e Merlinit.

“Statuja e Marilyn Monroe e tregonte atë me fustanin e bukur të bardhë, ikonë nga “The Seven Year Itch’. Fatkeqësisht, natën e kaluar dikush vendosi se thjesht mund ta merrte, përdori një shkallë për tu ngjitur, e sharroi dhe e mori”, tha Anna Martinez, përgjegjës për Walk of Fame.

Forca të shumta policore dhe eksperte mbërritën në vendngjarje ku janë marrë disa shenja gishtërinjsh. Më shumë se gjysmë shekulli pas vdekjes se saj, Marilyn Monroe mbetet një emër, i magjishëm për boten. Me flokët ngjyrë platini dhe bukurinë e rrallë, ajo konsiderohet si simbol i joshjes femërore. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat