Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri ka humbur vjehrrin e tij pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.
Ai ka njoftuar në rrjetet sociale se të gjithë miqtë dhe të afërmit, mund ta kujtojnë dhe nderojnë të nderin vetëm përmes lutjeve në shtëpitë e tyre.
Postimi i Bejlerit:
Sot vjehrri im i nderum dhe besimtari i mirë Hadi Bushati, pas një sëmundjeje të gjatë, ia ktheu shpirtin Krijuesit të Gjithësisë.
Në këto ditë të trazuara, kur as cermonitë mortore nuk mund të zhvillohen siç është tradita, ju lutem kujtojeni me lutje (dua)!
Nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen.
Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.
Zoti e pastë mëshiru dhe qoftë i Xhenetit! Amin!


