TË FUNDIT

Siguria ushqimore/ Si po e dëmtojmë rëndë prodhimin vendas

Që në Shqipëri shëndeti i konsumatorëve është i rrezikuar seriozisht për shkak të mungesës së garancisë së sigurisë ushqimore në vend, ky është një fakt dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që ta ndikojmë në ndryshimin e këtij realiteti të hidhur.

Por kohëve të fundit, në emër të ‘denoncimeve’ për gjoja sigurinë ushqimore po bëhet një gabim shumë i madh po goditet më të gjithë mënyrat prodhimit vendas.

Marrim shkas për këtë shkrim nga reagimi i ekspertit të sigurisë ushqimore, Ervin Resuli, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, i ka kthyer përgjigje gazetarit Mentor Kikia, lidhur me denoncimin e tij për djathin dhe mishin, që sipas tij është jashtë kritereve të sigurisë ushqimore.

Sipas Resulit, gazetaria nuk është me “më tha e i thashë”, por me fakte, ndërsa e quan shkrimin e Kikias me karakter gjobëvënës. Sipas Resulit lufta kundër pasigurisë ushqimore fitohet vetëm duke denoncuar me fakte.

Fenomeni i këtyre deklaratave është bërë shumë shqetësues kohëve të fundit. Nuk mund të goditet në këtë mënyrë prodhimi vendas me idenë e përhershme dhe shumë skandaloze që gjithçka që bëhet këtu është e pavlerë dhe çdo gjë që na vjen nga jashtë është cilësore.

Duhen ndalur një ditë e më parë goditjet e palogjikshme kundër prodhimit vendas. Këto lloj sulmesh më shumë ngjasojnë me fletërrufe sesa kanë në të vërtetë qëllimin kryesore për të ndihmuar konsumatorët.

Në këtë situatë ekonomike në të cilën gjendet vendi ne duhet të kemi prioritet mbështetjen e prodhimeve “Made in Albania”. Biznesi vendas mban në këmbë këtë vend ekonomikisht se ndryshe Shqipëria do të ketë kapitulluar me kohë. Ndaj goditja e turpshme, për interesa të errëta, e dëmton vendin dhe interesat madhore të Shqipërisë. /Real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat