Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor ka përgatitur një letër me 4 kërkesa drejtuar presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Ata kërkojnë që të gjithë pjesëtarët e personelit shëndetësor, që humbin jetën nga koronavirusi, të shpallen dëshmorë të kombit.
Më tej, ata kërkojnë edhe “rritje të vlerësueshme të trajtimit financiar të personelit shëndetësor”.
Kërkesat:
1-Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor, të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm
2-Të bëhet sigurimi i jetës të personelit shëndetësor me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën edhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.
3-Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor
4-Personelit shëndetësor të çdo niveli t’i sigurohen të gjitha kushtet optimale në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare.


