Kukësi duhet të mendojë të ruajë vendin e dytë, pasi sindroma e “dëmtimeve” nuk po i ndahet verilindorëve.
Në seancën e djeshmestërvitore, ish-futbollisti i Kombëtares Valdet Rama frikësoi stafin teknik pasi shfaqi shqetësime në gju duke iu nënshtruar menjëherë kontrolli mjekësor. Qendërmbrojtësi Ardian Cuculi nuk ishte i pranishëm në përgatitjet e verilindorëve, por që sipas stafit mjekësor nuk ka asgjë serioze, pasi sot mund të përgatitet plotësisht me skuadrën.
Ndërkohë, alternativa e dytë në krahun e djathtë të mbrojtjes Edis Maliqi ka shumë pak shanse të grumbullohet për sfidën ndaj Tiranës ditën e shtunë. Dëmtimi në këmbë me Kastriotin po zgjat akoma dhe po përgatitet i diferencuar.
Humbja me Flamurtarin në fundjavë 1-2 e ka larguar akoma më tepër ekipin e Ernest Gjokës nga titulli kampion dhe tani sytë janë te Kupa e Shqipërisë ku duhet të thyejnë Skënderbeun për të rezervuar finalen.

