Sindroma e zemrës së thyer ka lidhje me trurin

Zemra juaj mund të lëndohet pas një ngjarje të trishtuar që përjetoni, dhe këtë është duke e bërë asgjë tjetër përveç trurit tuaj.

Kështu sqaron një hulumtim i fundit nga studiuesit zviceran të cilët analizuan njerëz me një gjendje të rrallë dhe të pazakonte të quajtur sindroma e zemrës së thyer.

Ky dobësim i zemrës dhe në shpesh raste dështim i saj duke përjetuar dhe sulme, siç dihet ndodhë papritmas dhe shpesh herë pas një ngjarjeje stresueses ose emocionale.

Sipas Gazetës Evropiane të Zemrës, përgjigjja e mendjes ndaj stresit ka rol kyç në këto raste.

E njohur gjithashtu si sindroma takotsubo – duke iu referuar formës së zemrës tek njerëzit me këtë gjendje, e cila i ngjan një tenxhere japoneze me të njëjtin emër, sindroma e zemrës së thyer mund të shkaktohet nga tronditja.

Është ndryshe nga një atak në zemër të shkaktuar nga enët e gjakut të bllokuara, por ka simptoma të ngjashme, përfshirë dhe frymëmarrjen dhe dhimbjen e gjoksit.

Shpesh, një mërzitje e madhe mund të jetë shkaku, por ngjarjet emocionuese të mëdha si një martesë apo punë e re, janë të lidhura gjithashtu me të./real-news.v/