Sistem i ri, ja ç’do ndodhë pas 20 ditësh në Burgun e Peqinit

Burgu i Peqinit pritet të ketë një sistem sigurie të ri. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, i cili do të qëndrojë i hapur deri në 23 gusht.

Rreth 3 milionë lekë do të investohen në sistemin e sigurisë, që përfshin sistemin e kamerave, monitorimin virtual, sistemin kompjuterik, e jo vetëm. Ky sistem i ri pritet të vendoset në funksion brenda 20 ditësh që nga nënshkrimi i kontratës me kandidatin fitues të tenderit, shkruan scan.tv.

Burgu i Peqinit është një nga burgjet më të përmendura në media. Kjo e fundit ama, jo për ‘popullaritet’ pozitiv, pasi protagonizmi ka qenë për shkak të skandaleve, konflikteve, sherreve, ‘call center-it’ brenda burgut, arrestimeve të gardianëve të përfshirë në skandale apo dhunës së ushtruar ndaj tyre.