Situata e krijuar e pandemisë ka bërë që të diskutohet idea që Spitali “Shefqet Ndroqi” mund të kthehet sërish në COVID2 nëse vijojnë të rriten rastet e rënda në spital që kërkojnë terapi in.tensive.
Lajmi u dha nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ndërkohë që në raportimin e përditshëm të situatës nga pandemia në vendin tonë, Eugena Tomnini tha se situata në Spitalin Infektiv është serioze.
“Është bërë edhe parapërgatitja për çdo skenar të mundshëm edhe në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Ju keni eksperiencën e parë të fituar dhe ajo çfarë do të bëjmë është vijimi I fuqizimit të kapaciteteve të spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ dhe sigurisht mundësia e rikthimit në spital COVID në rast se do të kemi flukse të mëdha në terapinë intensive”, tha Manastirliu.
Ndërkohë që një apel të fortë të forta ka bërë Prof. Kapisyzi. Ai i bëri thirrje qytetarëve për përdorimin e maskës, pasi siguron një mbrojtje të lartë.
“Unë desha të shfrytëzoj rastin, të jap një mesazh që ndryshe nga faza e parë ku distancimi ishte elementi kryesor, në fazën e hapjes elementi kryesor është maska. Tashmë janë të vërtetuara shkencërisht që përdorimi i maskës ul në 70% shkallën e infeksionit. Nëse duam të ulim këtë valë tsunami të avashtë, duhet të përdorim maskat”, tha Kapisyzi.

