Situata e rëndë/ Manastirliu poston foton dhe ka një apel të fortë për të gjithë

ogerta.png

Në një kohë kur situata po rëndohet dhe Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë konfirmuar dhe 139 raste të reja me COVID dhe kanë humbur jetën 6 pacientë, ministrja Ogerta Manastirliu ka kërkuar sërish nga qytetarët që të respektojnë masat kundër COVID-19.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Manastirliu shprehet se të gjithë mund të kontribuojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.

Sipas saj qytetarët duhet të ndjekin disa rregulla të thjeshta dhe shmangin infektimin me COVID dhe ‘dhurimin’ tek qytetarë të tjerë. “🔴 Kontribuo në kufizimin e përhapjes së #COVID19 duke ndjekur këto rregulla të thjeshta”, shkruan ministrja, teksa publikon foton e mëposhtme:

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303