Situata për trajnerin e ri të Kombëtares

trajneret-e-kombetares.png

Edhe pse Presidenti i FSHF ka thënë se nuk ka asnjë arsye për tu nxituar, koha po kalon dhe Armand Duka duhet të vendosë shumë shpejt për trajnerin e ri të Kombëtares.

Deri më tani ende nuk ka një emër që të mund të ketë arritur diçka konkrete në bisedime por duket qartazi se favoriti për t’u ulur në stolin kuqezi është Edi Reja.

Një tjetër emër që është lakuar edhe nga Presidenti Duka është ai i Donadonit. Presidenti i FSHF ka thënë se legjenda e Milanit është i mirëpritur në bisedime.

Ndërkohë që nga ana e tij Donadoni nuk i mbylli dyert dhe ka thënë se është i hapur.

Gjatë kësaj kohe ka pasur bisedime periferike edhe me Besnik Hasin, por gjithashtu kontakte me të tjerë trajnerë të huaj për Kombëtaren shqiptare. /real-news.tv/ 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303