Disa dëshmi të forta kanë mbërritur nga Infektivi, ku familjarët e të infektuarve me Covid-19 kanë treguar sfidat e të sëmurëve.
Këta të fundit pohojnë se prej disa orësh qëndrojnë jashtë spitalit, ndërsa familjarët e tyre në ambulanca, pasi iu është komunikuar se nuk ka vende të lira në Infektiv.
“Nuk kishte oksigjen, s’merrte frymë. E sollëm këtu. Ata rrinë në ambulancë të gjithë. Ishim në dispanceri, dhe na thanë i janë mbushur mushkritë. Nuk ka vend. Jam e detyruar që ta marr në shtëpi pastaj. Ne se dimë nëse ka apo jo covid se nuk kemi bere tampon.”, tha një grua, qe ne ambulancë kishte burrin e saj.

