TË FUNDIT

Sizmologu Ormeni: Që dje 297 goditje tërmeti, ja çfarë do ndodhë tani e tutje

Sizmologu Rrapo Ormeni ka folur lidhur me situatën e rëndë nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë përfshirë vendin.

Sipas Ormenit, rreziku i tërmeteve ka kaluar, pas lëkundjes së fuqishme 5.8 ballë pasditen e djeshme, ndërsa theksoi se lëkundjet do të vijojnë, raporton News 24.

Ishte një natë e qetë, apo problematike?

Ka qenë një natë me më pak lëkundje se dje. E vetmja lëkundje e fortë ishte ajo 4.9 ballë. Që prej pasdites së djeshme, janë regjistruar 297 goditje. Nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla.

E kemi kaluar rrezikun?

Themi që goditja kryesore ka kaluar, goditje pas goditjeve do të kemi, por nuk do të jenë të rrezikshme.

Sa kohë vazhdojnë këto pas-goditjet?

Vazhdojnë me ditë dhe me javë, por në rënie. Madhësia e tyre vjen vetëm duke u zvogëluar.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat