S’ka stadium në qershor, Duka: Gabuam!

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka thotë se stadiumi, “Arena Kombëtare”, do të jetë gati në muajin shtator.

Ai u shpreh se federata u gabua në parashikimin e saj se stadiumi do të ishte gati në muajin qershor.

Sipas Dukës, kjo ndodhi për shkak të projektit i cili është një nga më të vështirët në realizimin e tij dhe i parealizuar ndonjëherë në Shqipëri.

Duka uroi që të mos gabojë në parashikim as për muajin shtator dhe gjithçka të jetë në kohën e duhur për inaugurimin e stadiumit ‘Arena Kombëtare’.