Në orët e para të pasdites së sotme një skaf është përfshirë nga flakët në zonën e Tri Portit në Vlorë. Mësohet se skafi ka qenë duke lundruar në afërsi të portit, kur ka evidentuar zjarrin që ka nisur fillimisht në motorin e mjetit lundrues, e më pas ka përshkruar të gjithë strukturën.
Drejtuesi i skafit, në përpjekje për të shuar flakët, ka marrë plagë të shumta dhe si rrjedhojë është shoqëruar në spitalin lokal të Vlorës.
Mësohet se skafi ka qenë plot me turistë dhe ka qenë i mbushur me 500 litra benzinë. Një tragjedi për fat të mirë s’ka ndodhur.

