Skandal me grekët në SHBA/ Thirrja ultrashoviniste dhe nacionaliste ndaj shqiptarëve, portrete me Kacifasin dhe flamurin Vorioepiriot

Grekët zhvilluan ditën e djeshme në Boston të Shteteve të Bashkura të Amerikës paradën e tyre.

Por në vend që të ngelnin te festimet dhe promovimi i kulturës së tyre ata nuk kanë dalë dot nga vetja dhe e kanë shndërruar këtë paradë në një aktivitet ultranacionalist dhe thirrjesh rraciste.

Në këtë paradë janë shfaqur edhe portrete të Konstatinos Kacifas, ekstremistit grek që u vra disa muaj më parë në Bularat të Gjirokastrës, pasi kundërshtoi me armë Policinë. Në pankartat e grekëve ekstremisti Kacifas na shfaqet si një heroi i vërtet.

Sigurisht që nuk mungoi edhe pretendimet territoriale ndaj vendit tonë, duke shpalosur flamurin e të ashtuquajturit ‘Vorio-Epir’.

Në një prej banderolave shkruhej “Për 105 vite Shqipëria ka thyer Akordin e Protokollit të Korfuzit. Vorio Epiri është ende duke vuajtur.”