TË FUNDIT

‘Skandal me zgjedhjet në Elbasan’

Ish-deputeti i PD Endri Hasa në një deklaratë për mediat tha se Edi Rama ka kontrolluar KQZ, të cilën e ka quajtur Komisioni Qendror i Vjedhjeve.

Hasa theksoi se në Elbasan kandidati i PS për bashkinë ka marrë 3000 vota më shumë sesa kishte zgjedhës.
“Sot, duke tentuar të mbulojë se në kuti ka më shumë vota se votues, KQZ-ja, ka prodhuar dokumenta fallco në shërbim të pushtetit të Edi Ramës.  Rezultati i Bashkisë së Elbasanit është simboli i manipulimit dhe fallsfikimit të 30 Qershorit.  Qytetarët janë njohur sot me faktin skandaloz se kandidati i Partisë Socialiste në Elbasan ka më shumë vota sesa numri i fletëve në kutitë e votimit. Nuk janë 100 apo 200 vota. Janë 2861 vota për Edi Ramën më shumë në Elbasan, sesa fletë votimi të gjendura në kuti.”, tha Hasa.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat