TË FUNDIT

Skandal, Serbia fut ‘Kalin e Trojës’ në bashkinë e Shkodrës

Serbia, siç ka bërë historikisht edhe në ditët e sotme është duke luajtur kartat antishqiptare. Dhe këtë kërkon ta bëjë përmes politikës duke pasur njerëzit e saj në pushtetin vendor. Pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit dhe konstituimin e këshillave bashkiakë, duket se Serbia ka edhe një prej njerëzve të saj në këtë këshill.

Sipas Lëvizjes “Zgjohu Shqiptar” po shihet me shqetësim të madh për misionin dhe direktivat që mund të ketë marrë për të realizuar disa projekte antishqiptare në bashkinë Shkodër një këshilltare e re e sapo emëruar.

Behët fjalë për Daniela Jakoja, të bijën e anti-shqiptarit serb Pavlo Jakoja (Brajoviç), i cili prej shume vitesh punon kundër interesave të Shqipërisë, tashmë është këshilltare në bashkinë e re të Qarkut Shkodër.

Ajo ishte kandidate për këshillin bashkiak për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019 në Qarkun Shkodër, propozuar nga Partia Socialiste.

Daniela Jakoja, është vetëm 26 vjeçe dhe ku të bie në sy nga CV-ja e saj që të gjithë formimin e saj e ka marrë në Serbi, aty ku ka kryer edhe studimet ne universitetin e Beogradit për degën e gjuhës serbe.

Ajo rezulton të jetë arrestuar pasi ishte përfshirë në një aksident rrugor, ku thekson se sipas vendimit të gjykatës ka rezultuar e pafajshme ndërkohë si masë dënimi deklaron atë me ‘arrest shtëpie’. Këtu mund të gjeni edhe formularin e plotë të Dekriminalizimit.

 

Por ajo që është më shqetësuese, janë veprat e shumta anti-shqiptare të babait të saj dhe ku duket se e bija e ka marre këtë post për të vënë në jetë zyrtarisht projektet e të atit.

Po cilat janë këto vepra anti-shqiptare të cilat e kanë dëmtuar rëndë Shqipërinë dhe interesat e saj.

Jo më larg se një vit më parë prifti malazez, Radomir Nikçeviç, nga Shkodra u shpreh se Kosova është Serbi. Kjo solli shumë provokime.

Me të njëjtin qëndrim vazhdon të jetë edhe Shoqata e pakicës kombëtare serbo-malazeze “Moraça-Rozafa” në qytetin e Shkodrës.

Nëpërmjet telefonit i kontaktuar nga disa media, kryetari i kësaj shoqate, Pavlo Jakoja (Brajovic), u shpreh se “Kosova në bazë të ligjeve ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është tokë serbe dhe si e tillë, deklaratat e klerikut Nikçeviç janë me baza.”

Jakoja u shpreh gjithashtu se në Kosovë janë me dhjetëra objekte kulti kishtare të cilat kanë origjinë serbe. Ndërkohë, prej qindra vitesh vazhdojnë të prehen mijëra serb në këto toka.

Gjatë gjithë aktiviteteve që shoqata e tij ka realizuar, ka qenë me fokus kryesor nxitjen e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe ngritjen ne piedestal të serbëve.

Një pjese e aktiviteteve të tjera janë të publikuara fare qartë edhe në dokumentarin e gazetarit të njohur, Marin Mema, kohët e fundit, “Rrethimi i Shkodrës”.

Pas varrezave të ushtarëve grekë në jug, një skenar thuajse i njëjtë po zbatohej edhe në veri të vendit nga serbo – malazezët me ne krye organizatorin Pavlo…

Në atë kohë seksioni i Anti-terrorit në policinë vendore të Shkodrës ngriti një akuzë për nxitje të urrejtjes etnike dhe kërkoi që të ndiqet penalisht Pavlo Jakoja si përfaqësues i shoqatës Rozafa Moraça.

Antiterrori kërkoi që të ndiqet penalisht Jakoja si përfaqësues i shoqatës “Rozafa Moraça” si dhe të merren të dhënat edhe për personat e tjerë që kanë qenë në atë ceremonial sepse mund të kenë të dhëna të dobishme për procedimin.

U kërkua nga Antiterrori që të bëhet pyetja e të gjithë personave të pranishëm në ceremonial duke përfshirë edhe të huajt që kanë qenë aty për të parë rolin e tyre dhe verifikimin e të gjithë institucioneve për të parë se e kujt është toka si territor atje ku është vendosur kryqi serbo-malazez në Gajtan të njësisë Gur i Zi, ndërsa gjatë kësaj seance u konfirmua se Bashkia Shkodër nuk ka dhënë një leje ndërtimi për vendosjen e kryqit atje.

Gjyqtarja Izabela Radovani pyeti Antiterrorin duke i thënë se prokuroria pretendon se policia s’mund të jetë kallëzuesi por specialistët e Antiterrorit deklaruan se ata janë kallëzuesi dhe se kanë kryer të gjitha aktet e duhura procedurale. Më përpara në seancat e tjera për këtë ceremoni përkujtimore të ushtarëve serbo-malazez që erdhën para 106 vitesh si pushtues ka pasur një përplasje mes prokurorisë dhe Antiterrotit në gjykatën e Shkodrës ndërsa ende nuk ka një vendim nga gjykata për të nisur ose jo hetimet nga ana e prokurorisë.

Cilat janë projektet që po zbatohet larg syrit të medias e publikut? Si janë mbajtur ceremonitë e fshehta dhe kush është përfshirë? Çfarë thonë autoritetet zyrtare dhe a kanë ato një rol? Për më shumë ndiqni të plotë videon e dokumentarit të gazetarit Marin Mema.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat