Brenda kampusit të Universitetit Bujqësor, është dhënë leje ndërtimi për ndërtimine një shkollë 9-vjeçare. Sipas drejtuesve të këtuj universiteti kjo nuk është aspak normale. Pasi kjo bie ndesh me masterpalnin e këtij universiteti si dhe po dëmton këtë pasuri kombëtare të biodiversitetit.
Pedagogët dhe studentët kanë dalë në mbrojtje të ambienteve të universitetit, ndërkohë që janë përplasur me policinë bashkiake të Tiranës. Vetëm dy javë më parë qeveria i akordoi këtij universiteti 125 milionë lekë për të ngritur fermën didaktike eksperimentale, duke deklaruar se po i jep mbështetje maksimale bujqësisë dhe unviersitetit.

