fbpx

Skandali/ Dhunohen lojtarët e Skënderbeut

kastrioti-skenderbeu-ndeshja-770x433-1.jpg

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në ndeshjen Kastrioti-Skënderbeu, e cila luhej në kuadrë të javës së 20-të të Kategorisë Superiore në kampionatin shqiptar.

Lojtarët e Skënderbeut janë dhunuar në Fushë-Krujë, në stadiumin “Redi Maloku” në të cilin luaj ndeshjet Kastrioti.

Klubi korçar ka bërë një denoncim ku thotë se rreth 25 persona, të cilët kanë qenë të pranishëm në mënyrë të paautorizuar brenda stadiumit, kanë goditur dhe dhunuar 3 nga lojtarët e skuadrës së Skënderbeut, Oto Xhon, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç.

Por ajo që e bën edhe më të rëndë këtë situatë skandaloze, është fakti se në momentin e incidentit, në stadium nuk ka qenë asnjë forcë policie për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes. /Real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303