13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Skandali me tenderët, javën tjetër pyeten 3 ish-ministrat

Prokuroria e Tiranës pritet që të thërrasë për të dëshmuar 3 ish-ministra të Drejtësisë. Konkretisht, do të thirren për të dëshmuar ish-ministri Ylli Manjani, Petrit Vasili dhe Gazmend Bardhi.

Mësohet se ata do të pyeten javën e ardhshme në lidhje me rolin e tyre në procedurat e prokurimit.

Sipas gazetës Panorama, burime konfirmojnë se sa i takon dy ishministrave Ylli Manjani dhe Petrit Vasili, nuk janë në hetim, por në proces verifikimi për këtë do të merren edhe dëshmitë e tyre. Duke qenë se kontratat vijojnë të jenë në zbatim edhe aktualisht, organi i akuzës do të kryejë një verifikim edhe për ministren aktuale të Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë kishte nisur prej muajsh një hetim, i cili u finalizua ditën e martë me caktimin e masave të sigurisë për 12 ishzyrtarët. Ndërsa disa prej tyre ishin thirrur pak kohë më parë për t’u marrë në pyetje.

Mësohet se njëri nga të arrestuarit, drejtori i Shërbimeve Ekonomike dhe Mbështetëse në këtë ministri, Aurel Lamçe, që njëkohësisht ishte i komanduar edhe si sekretar i përgjithshëm, është shoqëruar mbrëmjen e së martës nga oficerët e Antikrimit Ekonomik.

Ai ndodhej në një lokal në afërsi të Tregut Elektrik, kur u ndalua në zbatim të urdhrit të Prokurorisë.

Nën masë sigurimi “Arrest shtëpie” është dhe ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha. Ndërkohë, në burg janë edhe dy ekspertë të IT, Lysien Ali dhe Arlind Alika.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat