TË FUNDIT

Skandali seksual me policin, reagon Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është duke zhvilluar një takim me qytetarët e Lushnjës, në kuadër të takimeve që po zhvillon në të gjithë Shqipërinë për protestën e 16 shkurtit.

Ndër të tjera Basha ka folur edhe për skandalin e denoncuar sot me shefin e policisë në Malësinë e Madhe që ngacmoi seksualisht minorenen 15 vjeçare.

“Kanë hequr nga puna njerëz për të futur në punë kriminelë dhe perversë. E patë atë që ndodhi në Malësi të Madhe sot? Atë e kapte Ligji i dekriminalizimit. E kishin hequr në 2015 se e kapte dekriminalizimi dhe e kanë kthyer dhe e patë si abuzonte? Në vend që të mbronte fëmijët, abuzonte me vajzën 15 vjeç”, tha Basha në Lushnjë. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat