fbpx

Skandali / Thellohen më tej përplasjet SHBA-Britani

30de4df88f877834eee4cfb69278b2ee_L.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump, pasi qeveria britanike ka konfirmuar ambasadorin e tyre Kim Darroch pas skandalit diplomatik të rrjedhjeve të dokumenteve të fshehta, e ka quajtur këtë të fundit ‘një njeri shumë budalla’.

Trump deklaroi se nuk do të punojë më me ambasadorin britanik në Washington pas skandalit diplomatik me rrjedhjet e informacioneve, ku ndër të tjera ambasadori britanik ka thënë që administrata Trump është e ‘paaftë’.

Ndërkohë qeveria britanike ka bërë me dije se ka nisur një hetim të posaçëm për rastin e skandalit diplomatik me kabllogramat e ambasadës britanike në Washington.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303