Në kryeqytet çuditë nuk kanë të sosur. Midis shumë çudive që ndodhin në këtë vend dhe kryesisht në Tiranë, është edhe ajo e mënyrës sesi qytetarët i parkojnë makinat e tyre.
Kjo vjen edhe për faktin që hapësirat për parkim publik pothuajse janë zvogëluar në masë, aq sa drejtuesit e mjeteve detyrohen të parkojnë apo t’i lënë makinat e tyre ‘vend e pa vend’.
Kështu ka ndodhur në një prej lagjeve të Tiranës, ku makinat janë ‘parkuar’ bash mu në mes të rrugës.
Ashtu siç evidentohet edhe nga fotot e dërguar në redaksinë e ‘real-news.tv’, drejtuesit e këtyre i mjeteve duke mos gjetur hapësirë parkimi, i kanë lënë makinat në mes të rrugës duke mos pyetur as për raste emergjencash të ambulancave apo zjarrfikësve. ‘Gjithçka mund të ndodhë, jetojmë në Tironë…‘ këndonte dikur kryebashkiaku i Tiranës dhe kryeministri i sotëm, Edi Rama në një këngë dedikuar rrumpallhanës kryeqytetase.

