19.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Skema e TVSH-së/Kur shteti vjedh hapur fermerët dhe tregtarët

Ulja e masës së kompensimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për fermerët nga 20 në 6% ka revoltuar ditët e fundit si vetë fermerët ashtu edhe industrialistët përpunues.

Skema e re e iniciuar në fillimin e këtij viti ka sjellë një barrë të rëndë tek agropërpunuesit të cilët thonë se nuk mund të paguajnë me një çmim më të shtrenjtë për fermerët.

Këta të fundit, duke u gjendur në këto kushte kanë protestuar duke e hedhur qumështin dhe produkte të tjera në rrugë se sa ta shisnin me një çmim më të lirë.

Kjo ka ardhur si pasojë e vendosjes së skemës nga ana e qeverisë të tatimit me 14% në shitje të produkteve. Tatimi prej 14% në shitje u ngarkon një kosto të lartë grumbulluesve dhe industrialistëve përpunues, të cilët nuk do ta blejnë qumështin apo produktet e tjera nga fermerët.

Skema e re e TVSH-së

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ndaj ushqimeve bazë shkon në total 20 për qind, ku 6 për qind shërben për kompensim ndaj fermerëve, ndërsa diferenca prej 14 për qind duhet të derdhet në buxhetin e shtetit nga ana e grumbulluesve dhe agropërpunuesve.Praktikisht një skemë e tillë do të thotë falimentim si për fermerët që detyrohen t’i hedhin produktet e tyre ose t’i shesin me një çmim shumë herë më të lirë, si dhe falimentim për bizneset që nuk iu leverdis të blejnë shtrenjtë dhe të paguajnë TVSH prej 14%. E shpjeguar më thjeshtë, nga 1.67 leke që duhej të paguanin tregtarët tani duhet të paguajnë  14.87 lekë ose  13.2 lekë më shumë (14.7-1.67) ose  + 11% tatim mbi xhiron që është tatim i pa ligjshëm. Kjo duket qartë që është një skemë vjedhjeje që shteti iu bën fermerëve dhe konsumatorëve shqiptarë.

Shqipëria me TVSH-në më të lartë në rajon dhe Evropë

Shqipëria ka Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për ushqimet bazë më të lartin jo vetëm në Evropë por edhe në rajon. Për shembull në vendet evropiane që kanë edhe peshën kryesore në zhvillimin ekonomik, si Franca TVSH-ja është 4 për qind si në shitje, si në blerje, Italia e ka 5% dhe Gjermania, 6-7 për qind. Sa i përket vendeve të rajonit Maqedonia e ka 5%, Kosova 6%, Serbia dhe Mali i Zi 5% si në shitje ashtu edhe në blerje. Për këtë arsye, tregtarët, agropërpunuesit kërkojnë që shkalla e TVSH-së të shkojë në 6 për qind, siç e kanë vendet e Evropës dhe vendet e Ballkanit.

Nga 18 marsi, braktisen prodhimet vendase

Duke nisur nga 18 marsi grumbulluesit dhe agropërpunuesit nuk do të blejnë më lëndën e parë në tregun vendas. Sipas Shoqatës së Industrisë Ushqimore, grumbulluesit, tregtarët dhe agropërpunuesit nuk kanë më mundësi që të paguajë gjithë barrën fiskale për fermerët.

Sipas Alban Zusit, bëhet fjalë për një faturë financiare për këtë sektor prej 105 milionë eurosh, ku 80 milionë TVSH do të rëndojnë tregun vendas dhe 25 të tjera eksportuesit. Ai shton se bojkoti do të përshkallëzohet nëse nuk ka reagim nga ana e institucioneve.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat