“Skenari italian nuk është larg edhe për…”/ Mjeku Pipero:  Mos na detyroni t’ua bëjmë si në…

o1-5-1-1.jpg

Për mjekun e njohur epidemiolog, Pëllumb Pipero, Shqipëria nuk është larg skenarit italian nëse shqiptarët nuk respektojnë rregullat.

Ai apeloi edhe një herë fort për qytetarët që të bëjnë gjithccka që Shqipëria të parandalojë skenarin italian, në të kundërt shtoi ai, autoritetet do të detyrohen të zbatojnë skenarin kinez ku askush nuk mund të dalë jashtë dyerve të shtëpisë, përveç një nga familjari një herë në 3 ditë për furnizime.

“Vërej që qytetarët mezi presin të grumbullohen turma turma e në parqe,  në fashet e orareve  të caktuara nga qeveria, e shumëpërulësi e profesionalizëm u kemi thënë qytetarëve se nuk kemi asnjë aleat tjetër veçse ndërgjegjësimit bashkëpunimit me ta dhe respektimit të një kërkese minimaliste në këtë situatë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi dhe në atë që kohë që dalin jashtë të shmangin kontaktet me njerëzit.

Kjo epidemi  në bazë të projeksionit, koha më e mirë e mundshme për ta kaluar është 4 muaj. Masat shtrënguese mund të zgjasin përtej një muaji. Masat janë drastike, por ende ekstreme. Në rast se qytetarët binden dhe i respektojnë këto nuk ka arsye të detyrojnë qeverinë për ndërmarrë masa ekstreme. Në rast se nuk e respektojnë do të na detyrojnë të zbatojmë skenarin kinez që asnjë qytetar nuk lejohet të dalë nga shtëpia, vetëm një pjesëtar i familjes lejohej një herë të ditë. Nuk dëshirojmë të shkojmë në skenarin më keq të mundshëm. Dëgjojmë lajmet që vinë nga Italia dhe ai skenar nuk është larg, e kanë në duar qytetarët që ta mbajnë larg apo ta sjellin në Shqipëri”, tha ai në një lidhje me skype për Ora Neës.

scroll to top