Skuadra që po turpëron Serinë A

Serie-A.jpg

Inter është në krizë. Pasi u eliminua nga Kupa e Italisë, zikaltërit kanë regjistruar humbjen e dytë radhazi në kampionat.

Të besuarit e Luciano Spalettit u mposhtën 1-0 nga Bologna, duke e dërguar në 3 numrin e humbjeve në 4 ndeshjet e fundit. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Santander në minutën e 32-të të takimit.

Kjo është humbja e gjashtë e Interit në këtë sezon të Seria A, teksa numëron 40 pikë në vendin e 3-të. Ndërkohë, Sinisa Mihajlovic riktheu te fitorja kuqeblutë, që mbajnë vendin e 18-të me 17 pikë./real-news.tv/

scroll to top