TË FUNDIT

Skuadrat më të mira në Champions sipas UEFA-s

Finalja e Champions League për sezonin 2018-2019 është Liverpool-Tottenham, një sfidë që garanton spekakël për atë që është parë në këtë sezon të mrekullueshëm.

Dy përmbysje të pabesueshme në gjysmëfinale, ku fillimisht u eliminua Barcelona, e më pas Ajaxi.

Me përcaktimin e finales, UEFA ka bërë një klasifikim të skuadrave që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në historinë e kompeticionit (që nga viti 1993, me ndryshimin e emrit nga Kupa e Kampionëve në UEFA Champions League).

Dominojnë në këtë klasifikim dy gjigantët spanjollë, Real Madridi dhe Barcelona, që mbajnë kreun, më pas vjen Bayerni dhe Manchester United. Vetëm vendi i pestë për Juventusin, skuadrën italiane me pikët më të larta, ndërsa Milani është në vendin e 9-të. (SS)

Klasifikimi i UEFA-s:

  1. Real Madrid 361 pikë
  2. Barcellona 351 pikë
  3. Bayern Monaco 317 pikë
  4. Manchester United 292 pikë
  5. Juventus 235 pikë
  6. Arsenal 207 pikë
  7. Porto 206 pikë
  8. Chelsea 199 pikë
  9. Milan 197 pikë
  10. Lyon 142 pikë
  11. Liverpool 140 pikë
  12. Inter 132 pikë
  13. Bor. Dortmund 130 pikë
  14. PSG 124 pikë
  15. Ajax 122 pikë
  16. Valencia 118 pikë
  17. Atlético Madrid 108 pikë
  18. Roma 97 pikë
  19. Olympiacos 97 pikë
  20. Benfica 94 pikë

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat