Solari: Nuk erdha në Madrid për t’u dorëhequr

Santiago Solari ka folur pas ndeshjes ku Real Madridi pësoi humbjen spektakolare nga Ajaxi me rezultatin 4-1 brenda në Bernabeu duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Trajneri argjentinas, i cili erdhi pas shkarkimit të Julen Lopetegui ka pësuar katër humbje radhazi në shtëpi.

Kjo është më se e mjaftueshme që gazetarët ta pyesnin pas ndeshjes se a do të largohesh nga posti i trajnerit.“Unë nuk erdha këtu që të heq dorë”, ka thënë ai në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

Ai i komentoi edhe deklarata e Dani Carvajal që tha se ky sezon ishte një dështim për klubin.

Carvajal ka shumë karakter, ai po fliste se ishte i nxehur në atë moment pas daljes nga fusha. Sezoni vazhdon, ne kemi ende La Ligan. Sezoni është i vështirë, por ne jemi këtu për të treguar zemrën dhe karakterin tonë në momente të vështira. Momentet e lehta janë të lehta për të gjithë, por në momente të vështira duhet të tregoni trimëri”, ka deklaruar Solari./real-news.tv/