fbpx

Sot 19 vjeç/ Talenti kuqezi nën vëzhgim nga Panuçi

kumbulla.jpg

Pothuajse për një muaj kombëtarja shqiptare nis kualifikueset për Europianin 2020 dhe Kristian Panuçi ka filluar punën për të ndërtuar një kombëtare të re. Ai ka gjetur ka një tjetër alternativë në mbrojtje. Ai është 19-vjeç dhe luan për Helas Veronën. Marash Kumbulla, është aktivizuar në Kupë dhe në kampionat me skuadrën e tij si qendërmbrojtës.

Duke qenë  se ditën e sotme ai feston ditëlindjen, “Calciohellas.it” i bën një profil futbollistit. Ku ndër të tjera shton se Panuçi ka nën vëzhgim futbollistin që ka debutuar edhe me përfaqësuesen tonë U-21. Kumbulla ka rinovuar së fundmi me Veronën deri në vitin 2022. Gjithashtu, përveçse ne qendër, Kumbulla mund të përshtatet edhe në krah.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303