fbpx

“Sot, 7 vite pa Sokol Olldashin”! Deputeti bën postimin rrëqethës, jep mesazhin

Deputeti Lefter Maliqi ka bërë një postim në rrjete sociale ditën e sotme. Ai ka kujtuar 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të ish-deputetit të PD, Sokol Olldashi.

Më tej, Maliqi shkruan se duhet të vazhdohet kontributi i lënë përgjysmë nga Sokoli.

Postimi i plotë:

7 vite pa Sokolin, 7 vite me Shqipërinë që nuk ecën… Le të vazhdojmë kontributin e tij me fitoren e 25 Prillit…

Të dashur miq!

Sot, 7 vite pa Sokol Olldashin!

Sot më shumë se kurrë, njeriu vizionar, me ëndrra për Shqipërinë, i mungon familjes, miqve, Partisë Demokratike, Parlamentit, Shtetit, por edhe kundërshtarëve, sepse ishte privilegj ta kishe kundër njeriun e ideve, të punëve, të dëshirave vetëm për të bërë mirë.

Unë kam patur fatin dhe nderin ta kem mik dhe bashkëpunëtor në krah të projekteve për zhvillimin e qarkut të Beratit, por jo vetëm.

Unë jam i bindur, se me Sokolin mes nesh, Shqipëria sot do të ishte më e mirë, sepse Sokoli ishte implementuesi më i mirë i fjalëve në vepra.

Prandaj, në emër të kujtimit të tij, fitorja e Opozitës në garën e afërt elektorale, do të ishte dedikim edhe për të, do të ishte shpërblim edhe për kontributin e tij të pavdekshëm në shoqëri dhe politikë.

Le të vazhdojmë kontributin e lënë përgjysmë nga Sokoli… për Shqipërinë dhe Shqiptarët!

I paharruar Mik i mirë!