fbpx

Sot kryeqyteti mban frymën, luhet derbi Tirana-Partizani

Foto-Tirana-Partizani.jpg

Sot në orën 18:00 luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, në një “Selman Stërmasi” që do jetë i mbushur plot e përplot ku rreth 1600 pritet të jenë tifozë të kuq.

Një derbi që luhet për pasion, prestigj dhe titull ku pas një mungese prej 5 vitesh me fitoren ndoshta ka ardhur koha që të triumfojë edhe Tirana.

Këtë shpreson të paktën trajneri Ardian Mema. Bardheblutë vijnë në një formë shumë të mirë edhe pse diferenca me Partizanin në klasifikim është prej 21 pikësh. Në formacionin e Memës priten edhe surpriza por treshja e sulmit është e sigurt me Hasanin, Grecën dhe Ngo në majë.

Me formacionin më të mirë do zbresi në fushë edhe Partizani kryesues. Skënder Gega trajneri i të kuqve nuk bën llogari dhe do fitoren. Ky i ditës së sotme i orës 18:00 është derbi numër 152. Deri tani kemi një bilanc prej 40 fitoresh për Tiranën, 47 takime janë mbyllur në barazim dhe 64 i ka fituar Parizani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303