fbpx

Sot luhet klasikja gjermane

2VtW_582L8N_l.jpg

“Der Klassiker” numër 100, më i rëndësishmi i viteve të fundit, kampioni i ri i Gjermanisë do të vendoset me shumë mundësi në përfundim të betejës finale mes Bayernit të Mynihut dhe Borusias së Dortmundit. 2 pikë më pak kanë bavarezët, kur kanë mbetur edhe 7 takime nga epilogu i Bundesligës. “Allianz Arena” pritet të jetë e ndezur flakë për eventin më madhështor të futbollit teuton.

Sezonin e shkuar “Die Rotten” i turpëruan verdhezinjtë në Mynih me 6 gola të realizuar, kësaj here do të jetë shumë më e vështirë, sespe skuadra e Lucien Favre, pas një “black-out”-i në muajin shkurt, ka rigjetur veten duke triumfuar në 4 nga 5 takimet e fundit

Duelet mes dy legjioneve më të pasura në Gjermani do të zhvillohen deri në grimcën e fundit të energjive. James, Gnabry, Coman, Goretzka e Leëandowski në njërën anë të fushë betejës, Marco Reus, Goetze, Sancho, Witsel e Alcacer në krahun tjetër, gati për të ndezur “Der Klasssiker”.

Me Neuer ende në dyshim, Nichlas Sule, Kimisch e Mats Hummels do të jenë “mburojat” e kampionëve aktualë, kurse Burki, Akanji e Guerreiro kanë detyrën e vështirë për të thyer çdo sulm bavarez. Froni i hekurt i Gjermanisë është aty, gati për t’u pushtuar, beteja më e madhe e historisë moderne të futbollit teuton do të vendosë nëse kurora do të qëndrojë mbi kokën e “mbretit” aktual, apo në fund të gjithë do të nderojnë “mbretin” e ri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303