Sot mësohen fituesit e Lotarisë Amerikane

llotaria-amerikane.jpg

Të gjithë ju që keni aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe jeni në pritje te rezultateve, duke filluar nga sot në mbrëmje mund të mësoni nëse jeni apo jo fitues.

Për të parë nëse jeni përzgjedhur do të mund të përdorni numrin unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Për të kontrolluar nëse jeni fitues, klikoni këtu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303