30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sot, plot 11 vjet nga tragjedia e Gërdecit

spot_img

Dita e sotme shënon 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku humbën jetën 26 persona, ndërsa u plagosën 300 të tjerë.

Mesditën e së shtunës, rreth orës 12:05, një “fabrikë” për demontimin e armëve në Gërdec, ndodhi shpërthimi i tmerrshëm.

Nga shpërthimi në këtë punishte pati edhe shumë dëme materiale pasi qindra shtëpi të zonës përreth u dëmtuan.

Ndonëse u klasifikua si një incident teknologjik, ende sot pas 11 vitesh familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi, ndërsa procesi gjyqësor vijon.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-përgjegjësi i fabrikës së armëve të demontimit Dritan Minxolli u dënua me 18 vjet burg, ish-drejtori i MEICO, Ylli Pinari po me 18 vjet burg, kurse administratori i fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgji me 10 vjet burg.

Por më pas këta tre persona, pasi bënë disa vite burg, u liruan me kusht.

Ngjarja në atë kohë mori vëmendjen edhe të mediave botërore, ndërsa për historinë e Shqipërisë mbetet një ndër tragjeditë më të mëdha që ka tronditur vendin në këto 20 vitet e fundit.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat