fbpx

Sot protesta e opozitës, Basha paralajmëron Ramën

basha.jpg

Sot zhvillohet protesta e madhe e opozitës. Ditën e djeshme Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka paralajmëruar sërish kryeministrin Rama, duke theksuar se shqiptarët do të godasin tiraninë e krimit në pushtet ditën e nesërme në protestën e radhës.

“Nesër më 11 maj rinia dhe shqiptarët e lirë do të godasin tiraninë e krimit në pushtet. Ne jemi të bindur se Shqipëria një ditë do të bëhet pa Edi Ramën kryeministër. Pa shkuar në burg ata që vodhën zgjedhjet, nuk ka hapje negociatash”, thotë Basha.

Më tej, Basha ka fajësuar Ramën për një sërë çështjesh në Shqipëri, duke filluar që nga zgjedhjet e 2017-ës.

“Shkaku i kësaj gjendje është Edi Rama, i cili vodhi zgjedhjet, i bleu ato, kapi drejtësinë, kapi Gjykatën Kushtetuese, pasuritë nga bregdeti të nafta, nga bregdeti tek gjithçka. E gjithë Shqipëria u pushtua sa nga urrejtja tek krimi e goditi këtë vend duke shmangur çdo projekt zhvillimi, duke ndjekur procese demokratike ndaj këtij kryetari, por ndaj jush. Ju qëndruat dhe nuk ia doli. Demokratët ndajnë të njëjtat halle, gëzojnë të njëjtin shërbim siç janë shëndetësia dhe arsimi. Edi Rama ka mbyllur duart e Europës sepse ai e ka frikë Europën dje ka hapur dyert e krimit”, theksoi ai./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303